Shterimi i Liqenit të Badovcit - Foto: KALLXO.com

Aksion për pastrimin e Liqenit të Badovcit

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcitt sot do të zhvillojë aksion për pastrimin e liqenit.

“T’i bashkangjiteni aksionit të madh qytetar e vullnetar për pastrimin e liqenit të Badovcit, të dielën më datë 26 janar, në ora 10:00, me vend takim te kthesa e rrugës për te parku i arinjve në liqe te hapësira për parking (200 m para parkut te arrinjeve) , aty do t’ju presin organizatorët e aksionit”, thuhet në njoftim.

Kohët e fundit është bërë zhurmë pas lajmit për ndërtimin e kompleksit “Lakeside Gardens” buzë liqenit të Badovcit.

Kështu duke kundërshtuar ndërtimet në atë zonë. Zyrtarë të institucioneve në anën tjetër kanë mohuar të kenë dhënë leje për këtë projekt./21Media