Aksion në Prishtinë, gjobiten kafet e vogla

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se inspektorët e rendit komunal në Prishtinë ka kryer inspektime gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fehmi Agani”, apo tek kafet e vogla, ku janë dhënë gjashtë gjoba për tejkalim të orarit nga lokalet që janë të vendosura në atë pjesë të Prishtinës.

“Mbrëmë, inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës inspektuan lokalet në rrugën “Fehmi Agani”, që njihen ndryshe si “kafet e vogla”. Gjashtë gjoba për tejkalim të orarit!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.