Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Aksion në Leposaviq, konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave (FOTO)

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot është realizuar një aksion kundër kontrabandës në Leshak të Leposaviqit.

Nga ky aksion, në një lokal afarist janë konfiskuar si mallra të kontrabanduara: 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të përbashkët, është hasur edhe një automjet i dyshuar, të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.

Ky aksion është zhvilluar nga Njësitet kundër kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës.

Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook