Ilustrim
Aksion në barnatoret e Gjakovës, konfiskohen 421 paketime me barna
Në rajonin e Gjakovës është zhvilluar dje një aksion në bashkëpunim me inspektorët farmaceutik për kontrollimin e barnatoreve.
Sipas njoftimit të policisë, në këtë aksion është bërë kontrolli i tri barnatoreve në Gjakovë ku janë gjetur gjithsej 421 paketime të barnave pa banderola.
Policia ka njoftuar së në një barnatore në rrugën “Mic Sokoli”, gjatë kontrollit të njësitit policore dhe inspektorëve farmaceutik janë gjetur 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.
Ndërsa, në një barnatore në rrugën “Anton Çeta”, policia ka konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola.
Policia ka njoftuar se në barnatoren tjetër në rrugën “Konferenca e Bujanit”, në Gjakovë janë konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja produkteve.
Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar, pronarët e barnatoreve janë liruar në procedurë të rregullt.