Ilustrim, Foto: Ilustrim

Aksion kundër gjuetisë së kundërligjshme në Prizren, një person haset me kallashnikov

Në pyllin e fshatit Planejë të Prizrenit, dje  zyrtarët policorë bashkë me inspektorët e Ministrisë së Zhvillimit Rural ishin në një aksion me qëllim të parandalimit të gjuetisë së kundërligjshme.

Gjatë asaj kohe ata kanë hasur në tre persona, prej të cilëve njëri kishte në posedim një armë AK-47 (kallashnikov).

Sipas Policisë, në momentin kur patrulla policore ka tentuar t’i legjitimojë të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit dhe kanë shtënë me armë në ajër.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.