Policia e Kosovës (Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Aksion kundër bixhozit në Podujevë, 16 persona shoqërohen në polici

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për kontrollimin e një lokali në Podujevë nën dyshimet se brenda tij organizoheshin lojëra të fatit.

Dje rreth orës 18:17, policia ka hyrë në lokal i cili ishte pa mbishkrim dhe brenda tij ka gjetur 16 persona të cilët janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisjet të cilat dyshohet të kenë shërbyer për lojëra të fatit, si dhe disa para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.