Ilustrim

Aksion i Policisë në veri, kapen “Zola”, granata, pushkë automatike e “Motorola”

Një sasi e konsiderueshme e armëve, municioneve dhe mjeteve të komunikimit janë konfiskuar në një operacion të zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Sipas Hotit, Njësia e Antidrogës e Policisë kishte ndërmarrë një operacion kontrolli me urdhër të gjykatës, mirëpo ata kanë hasur në një sasi armatimi, mocionesh e radiolidhjesh.

“Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar tri “Zola”, një sasi fishekësh, dy pushkë automatike, dy granata të dorës si dhe disa “Motorola””, tha për KALLXO.com Besim Hoti.

Gjatë aksionit nuk është hasur personi i cili ishte cak i bastisjes.