Ilustrim

Aksion i Policisë në veri, arrestohet një serb, iu gjetën 4 granata dore, një Kallashnikov, 200 fishekë, radiolidhje e pajisje të tjera

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka bastisur një lokacion në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Sipas ministrit, në këtë bastisje janë sekuestruar 4 granata dore, rreth 12 mijë euro, 1 armë automatike AK-47 me 200 fishekë, lloje të ndryshme municioni, si dhe radiolidhje e paijsje tjera ndihmëse.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash, sipas tij, është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb. Ai ka bërë të ditur se aksioni është duke vazhduar.

“Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cënojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tone” – ka shkruar Sveçla në Facebook.