Ilustrim

Aksion i policisë në Skenderaj, konfiskohet drogë

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Anti- Drogë ka konfiskuar rreth 1.5 kilogram substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

KALLXO.com nga burimet ka marr vesh se gjatë ditës së sotme, hetuesit policor kanë pranuar informacion se një person në Skenderaj, posedon substancë të dyshuar narkotike.

Policia pas pranimit të informacionit kanë vepruar dhe kanë gjetur të dyshuarin në oborrin e shtëpisë në një lagje në Skenderaj.

Burimet bëjnë të ditur se pronari i shtëpisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.