Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Aksion i policisë në rajonin e Ferizajt për bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka bërë gjatë ditës së djeshme arrestimin e nëntë personave të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm në rajonin e Ferizaj.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarve është bërë në dy raste të ndara, njëri në Ferizaj, e tjetri në Shtime.

Në rastin e parë, policia ka njoftuar se ka bërë arrestimin e tetë personave të dyshuar në Ferizaj, pasi që të njëjti janë gjetur në një lokal duke luajtur bixhoz.

Nga të dyshuarit policia ka arritur të konfiskoj 1 mijë e 49 copë zhetonë, si dhe shtatë palë letra bixhozi.

Në këtë rast, shtatë të dyshuarit janë liruar me venim të prokurorit, ndërsa pronari i lokalit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në rastin e dytë, arrestimi i një të dyshuari është bërë në Shtime.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pronar i një lokali është arrestuar pasi që në lokalin e tij janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 137.50 euro, dhe letra bixhozi.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.