Aksion i Policisë në Obiliq, sekuestrohen dy armë zjarri

Policia në Obiliq në tri lokacione të ndryshme ka kryer kontrolle me urdhër të prokurorit të shtetit.

Sipas njoftimit, tre persona të dyshuar janë shoqëruar në Polici, ndërsa janë sekuestruar dy armë zjarri (njëra jofunksionale).

Policia ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që njëri nga ta është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ka rezultuar se ndaj tij është aktive një urdhëresë e gjykatës”- thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se ndaj të dyshuarve është hapur rast për veprën – përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm.