Aksion i Policisë në Mitrovicën veriore

Në orët e hershme të mëngjesit një aksion policor ështe zhvilluar në zonën e Mitrovicës veriore.

Aksioni është zhvilluar kundër pajisjeve dixhitale që prodhojnë kriptovaluta.

Siç mëson Kallxo.com gjatë aksionit është gjetë drogë, armë si dhe disa pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale.

Në lidhje me operacionin KALLXO.com ka kërkuar informacione edhe nga zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

“Nëse ka çdo herë pasi të përfundon lëshohet një njoftim, nuk kam ende informata”, tha Bajram Krasniqi.