Aksion i Policisë në Mitrovicë për narkotikë, arrestohen 4 persona

Policia e Kosovës dje në Mitrovicë, ka arrestuar 4 persona nën dyshimin se ata posedojnë lëndë narkotike.

Sipas raportit policor, aksioni i bërë në rrugën “Avni Shabani” ka ardhur pas një hetimi disa mujor dhe me urdhër të gjykatës, me c’rast janë bastisur disa shtëpi dhe objekte në Mitrovicën e Jugut.

Policia thekson se tek të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar: kokainë 1kg e 892 gram, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një mulli grinder, një shufër metalike, dy llaptopë dhe 4 telefona.

Tutje theksohet se me vendim të prokurorit  tre të dyshuar janë dërguar në mbajtjeje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.