Aksion i policisë në lokalet ku luhet bixhoz në Gjakovë, nëntë të arrestuar

Policia në Gjakovë mbrëmë ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e lokaleve në të cilat dyshohej se zhvilloheshin lojëra të fatit.

Sipas njoftimit, , dje rreth orës 16:30 në rrugën “Xheladin Hana”, në Gjakovë, policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar të cilët ndodheshin brenda një lokali.

Policia ka bërë të ditur se të njëjtit janë arrestuar pasi që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për përhapjen e pandemisë, dhe poashtu brenda lokalit luhej bixhoz.

Policia në vendin e nagjarjes ka konfiskuar dy palë letra, dhe 128 zhetonë, nërsa me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa në rastin e dytë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar të cilët janë hasur në një lokal në rrugën “Yjet e Erenikut”, duke luajtur bixhoz.

Policia në këtë lokal ka bërë të ditur se ka konfiskuar 316 euro para të gatshme, një shtëpizë, një printer, dhe 48 tiketa.

Me vendim të prokurorit, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.