Ilustrim

Aksion i Policisë në Leposaviq, arrestohet një person dhe konfiskohet drogë

Një aksion i Njësisë së Anti-Drogës të Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një personi dhe konfiskimin e disa lëndëve narkotike dhe një shume të parave.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Sabit Tmava.

“Po, mund ta konfirmoj rastin. Është arrestuar një person i komunitetit serb dhe i njëjti është në ndalim”, deklaroi prokurori Tmava.

“Për çështje të tjera, lënda është në ndalim dhe s’mund të japim detaje tjera”, tha ai.

KALLXO.com merr vesh se në aksionin e forcave të rendit janë gjetur 11 paketime kokainë dhe një sasi e marihuanës.

Nga ky aksion janë sekuestruar edhe rreth 800 euro të cilat dyshohet se janë para nga shitja e drogës.