Ilustrim

Aksion i policisë në Fushë Kosovë, në dy lokacione asgjësohet drogë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion anti-drogë në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:10.

Njësia për hetimin e drogave pas një pune operative thotë se ka arritur të identifikojë dy lokacione me bimë “Kanabis Sativa” dhe në konsultim me prokurorin, në të dy lokacionet kanë asgjësuar 677 bimë Kanabis Sativa, nga 50-230 cm.

Rasti është duke u hetuar.