Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Aksion i Policisë edhe në Komunën e Istogut

Sot, në orët e para të mëngjesit, një aksion i gjerë i forcave të rendit u zhvillua në disa lokacione.

Në Prishtinë u arrestuan katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Ndërsa, KALLXO.com merr vesh se aksionin policia e zhvilloi edhe në Komunën e Istogut.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Lulzim Shoshi.

“Sot ka ndodh një aksion, kanë ardhur policia i kanë intervistuar dy zyrtarë të drejtoratit të bujqësisë, kaq për momentin kam informacione”, ka thënë Shoshi.

Katër të arrestuar në Ministrinë e Bujqësisë – VIDEO

www.kallxo.com