Aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, kapen me dhjetëra armë e municione
12.12.2024 - 11:10
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, kanë kryer një operacion të përbashkët në luftën ndaj kontrabandimit/trafikimit me armë.
Para fillimit të një Konferenceje për media, që po mbahet në Pikën Kufitare në Vërmicë janë paraqitur armë, të cilat janë sekuestruar.
Përmes pamjeve nga Konferenca shihen armë të gjata, të shkurtëra e municione.
Në Konferencë do të ketë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe nga Policia e Shqipërisë.