Ilustrim

Aksion i njësive speciale në Prishtinë, 4 të arrestuar, dy prej tyre në kërkim ndërkombëtar

Një aksion është ndërmarrë sot pasdite në lagjen “Kalabri” të Prishtinës.

Burime të KALLXO.com thonë se katër persona janë arrestuar në këtë aksion.

Po ashtu, burimet thonë se është konfiskuar një sasi e drogës, e llojit kokainë.

Operacioni është ndërmarrë nga njësia FAST Kosova.

Sipas burimeve të KALLXO.com, 2 personave të arrestuar kanë qenë në kërkim ndërkombëtar.