Aksion i gjerë i policisë dhe inspekcionit në Prishtinë

Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në Prishtinë.

Aksionin e ka konfirmuar edhe vetë Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Ai ka thënë se aksioni është ndërmarrë për ruajtjen e shëndetit publik.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë ditës së sotme ka apeluar qytetarët dhe bizneset që të zbatojnë rekomandimet e dhëna për parandalimin e përhapjes së coronavirus.

Apeli i IKSHP-së erdhi pas rritjes së numrit të infektuar me coronavirus javën e fundit.

Vetëm sot 53 persona janë regjistruar të infektuar nga coronavirus.

Më poshtë mund të shihni edhe fotografitë nga aksioni.