Arkiv - Aksioni kundër masazheve | Foto: Policia e Kosovës

Aksion gjigant kundër masazheve, mbyllen mbi 90% e tyre

Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore ka inspektuar 53 sallone të masazhave, 44 prej të cilave janë mbyllur.

Sipas Policisë, plani është realizuar në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Administratës Tatimore dhe inspektorët e punës.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e  informatave  në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punë. Me datë 07.12.2022, Plani  Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë”- thuhet në njoftim.

Rezultatet e këtij operacioni i gjeni në tabelën në vijim:

Aksioni kundër masazheve | Foto: Policia e Kosovës
Aksioni kundër masazheve | Foto: Policia e Kosovës