Ilustrim

Aksidentohet vetura zyrtare në Klinë të ulët, shtatë persona të lënduar

Dje, rreth orës 17:00, në Klinë të ulët ka ndodhur një aksident në mes një veture zyrtare dhe dy veturave civile.

Si pasojë, shtatë persona kanë mbetur të lënduar, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes 3 veturave, dy civile dhe një veture zyrtare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë meshkuj k-shqiptar dhe dy gra k-shqiptare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.