Aksidentohet për vdekje motoçiklisti në fshatin Qubrel të Skenderajt

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel të Skenderajt.

Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës  viktima  R. A., 55 vjeçar.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore  në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve  të rrugës.