Ilustrim

Aksidentohet një autobus me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur e disa të lënduar

Mbrëmë pak para mesnatës, një aksident i rëndë është raportuar se ka ndodhur në autostradën A1  në Kroaci.

Një autobus me targa shqiptarë është përmbysur ndërsa deri më tani raportohet një i vdekur dhe disa të lënduar.

Siç ka raportuar Index.hr. autobusi ka qenë duke u drejtuar nga shoferi shqiptar 58 vjeçar ndërsa ende janë të panjohura arsyet e rrokullisjes, e cila më pas pasoi me përplasje në një gardh.

Tutje siç raporton i njëjti medium, një person tjetër që ishte në autobus gjendet në gjendje kritike ndërsa policia ka bërë thirrje për kujdes në trafik.

Trafiku siç bënë të ditur Index.hr ende nuk është normalizuar pasi që autobusi i përmbysur ka qenë në njërën korsi përmes autostradës Likë në drejtim të Zagrepit.

Viktima deri më tani dihet se është 41 vjeçar shtetas shqiptar ndërsa të tjerët janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet Ogulin dhe Karlovaç./ Index.hr