Foto: Struma.bg

Aksidentohet një autobus me kosovarë në Bullgari, lëndohet shoferi (FOTO)

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në unazën e Kyustendilit në Bullgari.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit, i cili është dërguar në spitalin e Kyustendilit ndërsa 29 pasagjerët e tjerë, në mesin e tyre 9 fëmijë, janë pa lëndime, raporton media bullgare Struma.bg

Sipas mediave bullgare autobusi ka goditur një kamion të ndalur që transportonte dru.

KALLXO.com ka kontaktuar me kompaninë e autobusit që është aksidentuar në Bullgari, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm. Kompanisë i është lënë edhe një mesazh me pyetje por deri në publikimin e artikullit KALLXO.com nuk ka marrë prgjigje.

Foto: Struma.bg
Foto: Struma.bg