Aksidentohet dhe merr flakë një veturë në Milot (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur në Milot të Shqipërisë.

Një veturë me ngjyrë të kuqe është përplasur me rrethojat e rrugës.

Sipas fotografive vetura ka marrë flakë, për çka kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit.

Policia e Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes.

Më poshtë gjeni fotot nga vendi i ngjarjes të cilat janë dërguar nga një qytetar në redaksinë e KALLXO.com.