Foto nga aksidenti në Turqi, Foto: Abdulhadi Krasnic/ Facebook

Aksidentohet autobusi në Turqi, vdesin 15 persona

15 persona kanë vdekur në një aksident me autobus i cili ka ndodhur në Turqi gjatë ditës së sotme.

Mediat turke kanë raportuar se 17 persona të tjerë janë lënduar.

Sipas raportimeve, autobusi doli jashtë rrugës dhe u rrokullis derisa po shkonte drejt krahinës perëndimore të Edremit.

17 të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalet që kanë qenë më afër vendit të aksidentit.

Tutje sipas raportimeve të Hurriyet Daily News, 11 nga viktimat, vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa ka filluar një hetim se cilat ishin shkaqet e aksidentit.

Të dhënat e para nga hetimi tregojnë se autobusi ka qenë dukë lëvisur shpejtë në një kthesë.

Në vendin e ngjarjes përveç ekipeve mjekësore edhe policore ka dalë edhe guvernatori i Balikeshir, Hasan Shildak dhe administratorët lokalë të cilët edhe vizituan të lënduarit në spitalet ku po trajtohen.