Policia/Ilustrim

Aksidentohen tri automjete në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 në rrugën “Nekibe Kelmendi”  në Prishtinë.

Sipas saj, në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri automjete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.