Aksidentohen me autoblindën e tyre, lëndohen disa policë në Veri të Kosovës
13.12.2024 - 21:25
Disa policë mbetën të lënduar si pasojë e një vetaksidenti me një mjet të blinduar të Policisë në fshatin Grabovc, në Veri të Kosovës.
Kështu konfirmoi për KALLXO.com, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
“Rreth orës 20.00, në fshatin Grabovc të Zveçanit, ka ndodhur një vetaksident ku është involvuar një mjet i blinduar i Policisë dhe disa policë. Ka të lënduar, por gjendja e tyre është stabile – sipas mjekëve.” – tha Elshani.
Të lënduarit, sipas Elshanit, janë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut.