Aksidentohen dy vetura në fshatin Gllarevë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak orëve në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës.

Në këtë aksident shihet se janë përfshirë dy vetura.

Sipas qytetarëve të cilët kanë dërguar fotografi në KALLXO.com, në këtë aksident është përfshirë një veturë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.