Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksidentohen dy vetura dhe një kamionetë në rrugën Prishtinë-Pejë

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përfshirjes në aksident të dy vetuave dhe një kamionete, në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, fshati Korroticë e Lartë, te Kroi i Mbretit është shkaktuar një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve; dy vetura dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti, sipas informatave fillestare, raportohet se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.” – ka thënë Hoxha.

Ai më tej shtoi se “patrullat policore dhe ekipi i hetimeve janë në vendngjarje e janë duke u marrë me rastin; si dhe, po hetojnë shkaqet e aksidentit”.