
Aksidentohen dy automjete në Dubravë të Suharekës, lëndohen pesë persona
02.1.2025 - 18:42
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës.
Këtë e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Shaqiri ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore” – ka thënë Bytyqi për KALLXO.com.
Më tej ai ka thënë se Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin.