Aksidentohen dy autoblinda të Policisë së Kosovës në veri

Dy autoblinda të Policisë së Kosovës janë aksidentuar në Gazivodë të Zubin Potokut.

Siç mëson KALLXO.com, autoblindat janë të Njësitit të Reagimit të Shpejtë të Policisë kufitare.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Branislav Radoviq, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut.

“Është e vërtetë se ka ndodhur një incident mes 2 automjeteve të policisë ‘Hummer’ në Gazivodë”- tha Radoviq për KALLXO.com.