Ilustrim

Aksidenti tragjik në autostradën "Ibrahim Rugova": 2 të vdekur e 2 të lënduar

Dy persona kanë vdekur e dy janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur më 21.10.2024 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Viktimat kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Petrit Kryeziu, ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë së Prizrenit.

“Mund të konfirmoj se në aksidentin ku janë të përfshira tri automjete, dy vetura (njëra me targa të huaja dhe tjetra vendore) dhe një kamion, janë dy viktima. Viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”- ka thënë ai.

Gjithashtu, sipas Kryeziut, në aksident janë lënduar edhe dy persona, por të cilët nuk janë në rrezik për jetën.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur më 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore. Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë. Për detaje tjera do te njoftoheni nga kompetentet pas raportimeve shtese”- tha Hoxha.

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”