Aksidenti që i mori jetën një familje, protestë në Tiranë, ndizen qirinj në nder të viktimave

Pas aksidentit tragjik që i mori jetën 4 anëtarëve të një familje nga Patosi, në rrjet gjatë ditës së sotme nisi reagimi, dhe u paralajmërua një protestë para ministrisë së brendshme.

Ndërsa ora ka kaluar orën 20:00 kur ishte menduar të zhvillohej protesta, para sheshit të ministrisë së brendshme janë mbledhur protestuesit e parë mes tyre dhe një familje.

Ata ndezën qirinj në nder të familjes Gusha dhe thanë se kushdo duhet të vendos veten në vend të asaj familje.

“Në fillim duhen parandaluar pastaj dënuar”, tha zonja.

Ndërkohë që disa të rinj  u mblodhën dhe bllokuan rrugën për pak çaste. Top channel