Aksidenti në Suharekë përfundon me përleshje

Katër persona të dyshuar pas një aksidenti trafiku janë përfshirë edhe në një rrahje në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rasti ka ndodhur para dy ditëve, rreth orës 23:00.

Sipas njoftimit, të dyshuarit fillimisht janë përfshirë në një aksident trafiku e më pas janë rrahur mes vete.

Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.