
Foto: Ilustrim
Aksidenti në Suharekë mes veturës dhe mjetit transportues, dy të lënduarit po trajtohen në Spitalin e Prizrenit
12.2.2025 - 10:08
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, më 11.02.2025, në fshatin Gelancë të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një automjeti transportues.
Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët e automjeteve, si dhe një pasagjer.
Policia ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa rasti është nën hetime.