Foto: Policia e Kosovës

Aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, vdes edhe personi i tretë

Ka vdekur edhe një nga nëntë të lënduarit nga aksidenti i djeshëm në fshatin Lupç në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Nga ky aksident kanë mbetur 3 persona të vdekur.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Sipas saj, personi i tretë ka vdekur pas mesnatës dhe është dërguar për obduksion.

“Personi i tretë i gjinisë mashkullore ka vdekur diku pas orës 00:00. Sipas të dhënave nga prokurorja e rastit, trupi i tij është dërguar në obduksion bashkë me dy viktimat e ditës së djeshme”, ka thënë Ulaj.

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com raportoi se rreth orës 9:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Mjeku kujdestar tregon gjendjen e të lënduarve në aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Prishtinë-Podujevë