Aksidenti në Malishevë, QKUK flet për gjendjen e të lënduarve

Si pasojë e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur pas mesnatës në Malishevë disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

4 të lënduar janë dërguar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

KALLXO.com ka kontaktuar me Emergjencën dhe ka marrë informacione për të lënduarit.

Dr. Avdush Bajgora, shef i Emergjencës, ka thënë se në orët e para pas mesnatës janë sjellë katër persona të lënduar në aksident.

“2 prej të lënduarve pas trajtimit të marrë janë liruar, kurse 2 të tjerë janë me lëndime serioze dhe janë duke u trajtuar. Megjithatë, jeta e tyre nuk është në rrezik”, ka thënë për KALLXO.com dr. Avdush Bajgora.

KALLXO.com raportoi për aksidentin e rëndë në Malishevë që ka ndodhur pak pas mesnatës.

Tri automjete janë përfshirë në këtë aksident që ka ndodhur në hyrje të qytezës.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje edhe Policisë së Kosovës për aksidentin por ende nuk ka marrë përgjigje.

FOTO: Aksident i rëndë në Malishevë