Arkiv

Aksidenti në Llapnasellë, motoçiklisti u vetëaksidentua

Një person ka vdekur si pasoj e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj rreth orës 2:30, në fshatin Llapnasellë. Sipas policisë, viktima është vetëaksidentuar, ndërsa hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për F.G 31 vjeç dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Ne aksident ka qene e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i se cilës ka humbur jetën, si pasoje e lëndimeve te shkaktuara nga aksidenti. Trupi i pajete i viktimës me urdhër te prokurorit te shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rastin”, thuhet në përgjigjen e forcave të rendit.

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj

www.kallxo.com