Foto: Adnan Hysenaj

Aksidenti në Klinë, 1 i vdekur e 5 të lënduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin i cili ka ndodhur në hyrje të qytetit të Klinës.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Lëndime kanë pësuar gjashtë persona, prej tyre 3 lëndime serioze, ku për njërin nga ta vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal. 3 persona të tjerë pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. Njëri prej të lënduarve rëndë është edhe vozitësi i autobusit”, tha Gashi.

Gashi ka thënë se ende nuk dihet shkaku i aksidentit në fjalë.

“Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, për momentin është duke u bërë shikimi i vendit të ngjarjes”, tha ai.

Sot rreth orës 21:00  në rrugën ‘Sadik Rama’ në Klinë, ka ndodhur një aksident në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një autobus.

Aksident në hyrje të Klinës, dy të lënduar rëndë