Ilustrim

Aksidenti në autostradë, viktima shtetase e huaj, veturat e aksidentuara me targa të huaja

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në hyrje-dalje të autostradës në Suharekë.

Sipas Policisë, në aksident janë të përfshira tri veturave me targa të huaja.

Si pasojë e aksidentit një person i gjinisë femërore, shtetase e huaj, ka humbur jetën.

Vdekjen  e saj e ka konstatuar mjeku.

Kurse tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe atyre u është ofruar tretman mjekësor.

Sipas Policisë, përveç njësive policore të cilat e  kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar (njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë) të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.