Aksidenti me fatalitet te Liqeni i Badovcit, reagon Përparim Rama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen tragjike të tre të rinjve, në një aksident trafiku te Liqeni i Badovcit, që ka ndodhë dje me 05.10.2024 rreth orës 23:00.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë” – ka shkruar Rama.
Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:00.
KALLXO.com mëson se se si pasojë e aksidentit vetura ka rënë në Liqenin e Badovcit.
Tre persona të vdekur në një aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë