Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Aksidenti me fatalitet, policia thotë se njëri shofer i panjohur ka ikur nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në fashtin Jazhinc të Klinës.

Policia e Kosovës ka thënë se në aksident dyshohet se kanë qenë të përfshira dy vetura, ku vozitësi i njërës prej tyre ka vdekur ndërsa vozitësi i veturës tjetër u tha se dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me ngjarjen që u tha se ndodhi rreth orës 06:50, Policia tregoi se fillimisht ishte raportuar se viktima derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore ishte aksidentuar.

Si pasoj e aksidentit, Policia tha se drejtuesi i kësaj veture ka marr lëndime të rënda trupore.

Viktima raportohet të jetë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë pa shenja jete, ku më pas ishte konstatuar edhe vdekja e tij.

Tutje, në raportin 24 orësh Policia tha se në aksident dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe një veturë tjetër e panjohur, vozitësi i të cilit u tha se pas aksidentit nuk ishte ndaluar duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njoftoi se njësistet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe se janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të porkurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.