Aksidenti me fatalitet në Podujevë, deklarohet Prokuroria

Një aksident trafiku me fatalitet në mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Podujevë, ku të vdekur kanë mbetur dy persona dhe dy fëmijë janë lënduar.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë për KALLXO.com se me udhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar “Rrezikimi i trafikut publik”.

Tutje Ulaj ka thënë se ndaj këtij rasti, Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

KALLXO.com raportoi edhe me herët lidhur me rastin.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte thënë se vetura ishte me targa të huaja.

Ajo kishte treguar se truapt e dy viktimvët, një burrë dhe një grua janë te moshës 35 dhe 36 vjeçare, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Ahmeti kishte thënë se dy të lënduarit, fëmijë janë dërguar për tretman mjekësor.