Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Aksidenti me fatalitet në Mazgit, policia arreston vozitësin

Një grua ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pasi u godit nga një veturë mbrëmë rreth orës 17: 15 në fshatin Mazgit.

Gruaja sipas policisë ka qenë duke ecur kur është goditur nga vetura ndërsa pas aksidentit e njëjta kishte marrë lëndime të rënda dhe  më pas ka vdekur në QKUK.

Policia ka njoftuar sot se i dyshuari, vozitësi i veturës është arrestuar ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.