Foto: Ilustrim

Aksident me fatalitet në Klinë - Policia "Vetura ra në humnerë"

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot, më 15.12.2024, rreth orës 12:00 në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, saktësisht në segmentin Volljakë të Klinës.

Në një njoftim, Policia thotë se dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka rënë në humnerë.

“Ky aksident dyshohet se ka ardhur se derisa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Klinё-Gjakovё, me tё arritur në fshatin Volljakё-Klinё – duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё e kushteve tё rrugёs – humb kontrollin dhe bie nё humnerё.” – thuhet mes të tjerash në njoftim.

Vozitësi i veturës ka humbur jetën kurse pasagjeri ka pësuar lëndime trupore.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ky rast po vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve.

Aksident në Klinë, një i lënduar shkoi në ambulancë, Policia gjeti një person të vdekur në veturë