Aksidenti me fatalitet në Ferizaj, arrestohet një person

Katër të vdekur dhe një i lënduar rëndë është bilanci i aksidenti trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare të Ferizajt.

Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se lidhur me këtë aksident është arrestuar një person dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ai dyshohet për veprën penale -rrezikimi i trafikut publik.

“Lidhur me rastin në fjalë, në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha Njësitet e Policisë, ekipet e mjekësisë ligjore, eksperti i komunikacionit dhe Prokurori i Shtetit, ku, me urdhër të tij, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”. Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.