Foto: Pixabay

Aksidenti me fatalitet në autostradën "Arbën Xhaferi", Policia jep detaje

Një person ka humbur jetën dje në një vetaksident në kilometrin e 24-të të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas njësisë policore viktima po udhëtonte i vetëm me veturë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:15.