Aksidenti hekurudhor në Ferizaj, reagon Komuna

Komuna e Ferizajt ka reaguar pas aksidentit hekurudhor, ku treni ka goditur një veturë në qendër të qytetit.

Në orët e mbrëmjes, në Ferizaj ka ndodhur aksident trafiku, ku janë përfshirë treni dhe një veturë civile.

Përmes një reagimin në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Ferizajt ka fajësuar autoritetet hekurudhore për aksidenti.

“Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me kohë dhe me kërkesa të përsëritura disa herë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar autoriteteve hekurudhore për vendosjen e laurave përgjatë vijës hekurudhore që përshkon Ferizajn, në bazë të kompetencës dhe përgjegjësisë që ka kjo e fundit, por një gjë e tillë ndonëse me insistimin e vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, nuk është realizuar nga autoriteti hekurudhor”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet se është koha e fundit që autoritetet hekurudhore përgjegjëse të marrin veprimet që i takojnë me legjislacionin në fuqi dhe të parandalojnë aksidentet e mundshme.

Reagimi i plotë i komunës pas aksidentit:

Lidhur me aksidentin e sontëm ku një automjet është goditur nga treni, për fatin e mirë pa lëndime në njerëz dhe pa dëme të mëdha materiale, Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me kohë dhe me kërkesa të përsëritura disa herë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar autoriteteve hekurudhore për vendosjen e laurave përgjatë vijës hekurudhore që përshkon Ferizajn, në bazë të kompetencës dhe përgjegjësisë që ka kjo e fundit, por një gjë e tillë ndonëse me insistimin e vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, nuk është realizuar nga autoriteti hekurudhor.

Është koha e fundit që autoritetet hekurudhore përgjegjëse të marrin veprimet që i takojnë me legjislacionin në fuqi dhe të parandalojnë aksidentet e mundshme.

Qytetarët meritojnë të dijnë të vërtetën, kërkesën tonë të përsëritur tek përgjegjësit, gjersa mezipritja që të politizohet kjo çështje nuk i shërbejnë të vërtetës dhe interesit të qytetarëve.